Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ishte i ftuar në emisionin “Opinion” të Televizionit Klan, ka thënë se krahas hetimit për grupet kriminale, ka edhe media te financuara nga grupet kriminale. Ai tha se ka patjetër fakte si ministër.

‘Natyrisht që ministri i brendshëm nuk donte të thoshte emrat e këtyre mediave, edhe për hir të hetimit, pavarësisht këmbënguljes së drejtuesit të emisionit’, ka komentuar gazeta KJ.

Eshtë i pari zyrtar i lartë i cili e deklaroi dhe se ka fakte, ndaj duhet që ministri të bashkëpunojë me prokurorinë që këta pronarë mediash apo drejtues të arrestohen. Publiku duhet ti dijë mediat e financuara nga krimi, pasi media është pushteti i katërt, i cili kontrollon gjithë pushtetet e tjera me anë fjalës, lajmit, emisionit, investigimit, por nëse vetë krimi ka hyrë edhe në media, ky është kulmi.

Veritas.com.al/