I pyetur nga gazetarët për përfshirjen e paraardhësit të tij në trafikun e drogës, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha se do të presë përfundimin e hetimeve, duke e lënë të hapur qëndrimin e tij.
Vetëm një ditë pasi në përgjimet e trafikantëve të drogës doli emri i Saimir Tahirit, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj organizoi një konferencë për trafikun.
“Dosja ‘Habilaj’ nuk i përket Policisë së Shtetit shqiptar,ajo i takon drejtësisë italiane. Do të pres përfundimin e hetimit nga drejtësia, duhet të flasë drejtësia. S’jam si politikanët që flasin pa përfunduar hetimet” u shpreh Fatmir Xhafaj.
Shpesh herë është folur për një ‘konflikt’ mes zotit Xhafaj dhe zotit Tahiri; por në kuptimin e perceptimit mbi punën në Ministrinë e Brendshme. Me ardhjen në krye të Ministrisë së Brendshme, zoti Xhafaj ai ka larguar njerëzit e besuar të paraardhësit të tij duke lënë të kuptohet se ata kanë qenë të përfshirë me veprimet ose mosveprimet e tyre në trafikun e drogës.
Veritas.com.al/