Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se në urgjencën e spitalit Universitar të Traumës, janë duke marrë shërbim mjekësor dy efektivë policie dhe dy protestues.

Sipas MSHMS, edhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po trajtohen një efektiv policie dhe dy protestues.

MSHMS informon se “personat e paraqitur në të dyja strukturat spitalore ndodhen nën kujdes mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën”.

Pacientët do t’u nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme, sipas protokolleve mjekësore, dhe do të ndiqen në dinamikë nga ekipet shëndetësore.

Prej mëngjesit të ditës së sotme, përpara godinës së Kuvendit u mbajt protestë e cila është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe Policisë.

Protestuesit janë mbledhur aty rreth orës 09:20, para se të niste seanca plenare, ndërsa kanë goditur me vezë dhe shishe uji deputetët dhe makinat e tyre.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *