Është i njëjti faj i rëndë, si kamioni që nuk siguron ngarkesën, aq edhe shoferi i veturës që i afrohet kamionit të ngarkuar. Nuk ka njeri që pajiset me patentë  shoferi e nuk i dëgjon këto: “Mos iu afro kamionit më shumë se 15 m”. Sot ka ndodhur një tragjedi e dhimbshme pikërisht për këtë arsye:

Një makinë veturë i është afruar (si shumica” shumë pranë një kamioni që transportonte pllaka mermer dhe ka shkaktuar tragjedinë: Një 26 vjeçare me emrin Erinolda Isufaj ka humbur jetën. Ndërsa dy pasagjerë të tjerë janë plagosur rëndë. Të plagosurit janë identifikuar si Dituri Isufaj, 50 vjeçe dhe Mariko Isufaj 26 vjeçe..

Mësohet se të tre janë pjesëtarë të të njëjtës familje. Ngjarja ka ndodhur në rrugën automobilistike Lushnjë- Fier. Masat e rënda të mermerit që transportoheshin nga kamioni kanë rrëshqitur dhe kanë zënë veturën me katër pasagjerë poshtë tyre.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes së rëndë, por asnjëherë nuk bën kontrolle mbi shkelje të tilla të rregullave të qarkullimit.

Verritas.com.al/