E ftuar në studion e emisionit “Top Talk”, ishte ministrja e Financave Anila Denaj.
Denis Dyrnjaja: Partia Demokratike që është opozita kryesore e vendit thotë, stop, në këto kushte që jemi koncesionet duhen bllokuar. A nuk duhet menduar kështu, në këtë pikë që jemi, koronavirusi, nuk dimë çfarë na pret, tërmeti, mund të ndodhi një gjë tjetër prapë. A mos duhet të parashikojmë të jemi më ekonomiqarë dhe të themi stop me këto koncesionet, janë shumë 145 milionë, mund t’i çojmë për diçka tjetër.
Anila Denaj: Sigurisht është dyfish i 2020-ës po përse? Sepse në 2020-ën 7.8-a erdhi si rezultat i uljes me 40% i kontratave koncesionare, nga tavani më i lartë që ishte në 7.8 me 40% ulje, sepse ne negociuam që në këtë vit pandemie ato të mos paguheshin.
Denis Dyrnjaja: Pra kemi pasur një rrudhje në pagesë, për koncesionet.
Anila Denaj: Po sigurisht ne kemi ardhur me 40% ulje këtë vit.
Denis Dyrnjaja: A është ky kompensim vitin tjetër?
Anila Denaj: Nuk është kompensim sepse në 2019, po të pyesësh se sa janë në total kontratat koncesionare, 13.7 miliardë. 13.7 është diku tek 14 nëse do të ishte një vit normal dhe shkon në 14.5 vitin tjetër. Nëse ne nuk do të kishim marrë iniciativën për ta ulur me 40%, ky dyfishimi nuk do të ekzistonte. Ne nuk shkojmë më shumë se 5% i të totalit të të ardhurave.
Denis Dyrnjaja: Pyetja ime ishte kjo, në raport me atë çka pretendon opozita që thotë, kjo shumë duhet stopuar, sepse kemi emergjenca të tjera, duhet bërë kjo gjë, a duhet të merret në konsideratë kështu.
Anila Denaj: Duhet të biem dakord që stopimi është që të dyja palët bien dakord që do të stopohet dhe asgjë të mos funksionojë. Edhe një kontratë koncesionare që ka punësuar disa veta, është duke ofruar një shërbim ta ndalojë atë.
Denis Dyrnjaja: Ju thoni që nuk është e logjikshme kjo lloj kërkese.
Anila Denaj: Vetëm në qoftë se vjen një vendim gjykate i formës së prerë dhe të gjitha palët kuptojnë që është një vendim i gabuar, atëherë po, por kjo dëshiron një proces të gjatë.
Denis Dyrnjaja: Kur thotë Lulzim Basha ne do të vijmë në pushtet dhe do të anulojmë të gjithë koncesionet, është e mundur kjo gjë dhe çfarë kostosh prodhon anulimi i koncesionit. Është vetëm thjesht politike, apo ekziston mundësia që të anulohet një koncesion. Mua më duket personalisht kur vendoset një koncesion, po ta anulosh del më shumë me humbje se sa me fitim për shkak të arbitrazhit, e pasojave që kanë kontratat.
Anila Denaj: Zoti Basha e ka riformuluar daljen e tij të parë publike për pavlefshmëri absolute. E ka riartikuluar pak më saktë herën e dytë, duke e futur në një kontekst juridik i cili duhet të ndiqet dhe abstragohet. Anulimi i një kontrate koncesionare do të thotë që do të shkojmë në proces gjyqësor. Procesi gjyqësor që të ezaurohet në të gjitha shkallët në Shqipëri, përpara se të shkojë në arbitrazh do të marrë x kohë, koha më e mirë do të jetë 2-3 vjet me të gjithë procedurat, e deri në taë kohë ne duhet të llogarisim se çfarë dëmi i krijojnë kontratat koncesionare. Po flasim për rrugë, po flasim për Rrugën e Arbrit, do ta lëmë në gjysmë? Rruga e Arbrit është një nga investimet kryesore këtu. Do të flasim për shërbimet e dializës? Do ta lëmë në gjysmë.
Denis Dyrnjaja: Problemi është që opozita thotë dhe ngre pretendimin, që këto janë abuzive si koncesione, janë të fryra, të mbingarkuara nga pikëpamja financiare dhe në këtë rast ata thonë që duhet anuluar?
Anila Denaj: Atëherë do të presim tre vite, të flasë gjykata dhe nuk na takon ne të flasim, as si përfaqësues së qeverisë apo opozitës.
Denis Dyrnjaja: Po përdoret politikisht kjo gjë, apo ka një gjë reale dhe thjesht do të flitet në procedurë. A mund të ndodhë kjo gjë?
Anila Denaj: Zoti Basha e përdori anulimin e koncesioneve si një element që do të kompensonte eliminimin e të ardhurave si rezultat i taksës së sheshtë. Unë nuk mund të them nuk ka elementë për të kontrolluar dhe monitoruar, nëse ka elementë që duhen kontrolluar më shumë patjetër. Ministria e Financave vitin e kaluar mori një rol, sipas ndryshimeve ligjore që iu bënë ligjit të koncesioneve, përtej të tjerave u anuluam të gjitha kontratat që në fusha përveç energjisë dhe portit dhe aeroporteve nuk mund të jenë me ofertë të pakërkuar për rrugë. Ndërkohë ne vinim me histori që kishim koncesione me oferta të pa kërkuara dhe për rrugë, ligji vjet e ndaloi, ndaloi edhe 10% e bonusit dhe i shtoi ministrisë së financave një rol . Ai diskutimi që bëhet shpesh për raportin që bëjmë ne për ku jemi sot me pagesat për çdo (PPP), është pjesë e transparencës dhe e detyrimit ligjor që i lind ministrisë së financave dhe është pjesë e një roli monitorues. Unë vazhdoj them nëse autoritetet kontraktuare, që janë ministritë përkatëse kanë hapësira të monitorojnë, i kanë ulur shumë disa shpenzime, ministria e shëndetësisë e ka bërë, ka pasur më pak aksidente sepse njerëzit kanë qenë të mbyllur.