34-vjeçari, Eri Zefi u vra pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Zall-Xhuxhë, në Fan të Mirditës. Pasi u qëllua disa herë me armë zjarri, viktima u hodh në kanal.
Zefi është gjetur nga banorët e zonës i mbuluar në gjak dhe me shenja plumbash në trup.
Gazetari Elidon Ndreka ka zbardhur për “B.W” detaje të reja nga krimi i rëndë, që tronditi Mirditën. Gazetari Ndreka tha në një lidhje telefonike se viktima është gjetur nga banorët e zonës i mbuluar në gjak dhe me shenja plumbash në trup.
Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Veritas.com.al/