Do të ishte e padrejtë ndaj viktimave që edhe lajmi për humbjen e jetës së tyre të mos publikohej; ndryshe pse të trishtoheshim kaq shumë nga kjo pamje. Por lajmi është detyrimi i medias.
Dy këmbësorë u aksidentuan për vdekje në aksin Shkodër – Koplik natën e kaluar. Fran Luca 85 vjeç dhe Kol Gjoni 77 vjeç u goditën nga një makinë me targa AA 372 KJ, në drejtimin e të cilës ishte Nimet Bilani. Dy të moshuarit u dërguan në spital, por nuk mundën t’u mbijetonin plagëve.
Një dëshmitar në vendin e ngjarjes akuzoi autoambulancën se “erdhi me vonesë”. Ai publikoi edhe një foto me pamje të rëndë të aksidentit.
“Ky është shteti që duam dhe policia që duam. Ka 20 minuta që është bërë aksidenti dhe nuk vjen kush që t’i marrë” shkruan ai në një mesazh që i ka dërguar faqes “joq” bashkë me foton.
/Veritas.com.al/