Tre të rinj nga Lezha: Bertjan Pepkola 24 vjeç dhe dy vëlezër Aldo dhe Xhulio Perleka, mbanin në makinë 8.5 kilogramë bimë narkotike- sipas Policisë. Sapo u vunë në ndjekje të Polcisë, ata dolën nga rruga dhe ranë në lumin Buna.
Policia, e informuar më parë se të tre ishin të dyshuar si transportues të lëndëve narkotike, u vunë në ndjekje sapo kanë dalë nga fshati Zeus. Makina e tyre tip Benz Mercedes me targa LE 79 58 A ka dalë nga rruga dhe është përfshirë mbytur në lumin Buna.
Të tre të rinjtë i kanë shpëtuar fatkeqësisë së aksidentit, por janë arrestuar nga policia.
/Veritas.com.al/