Një ish- zhytës i Forcave Detare Tajlandeze ka vdekur teksa po përpiqej të ndihmonte në shpëtimin e 12 djemve dhe trajnerit të tyre të futbollit që janë zënë në qark në një nga shpellat me vërshime uji në Tajlandë.

Oficeri Saman Gunan humbi vetëdijen gjatë rrugës për të dalë nga kompleksi i shpellës Tham Luang, ku po shpërndante fuqi oksigjeni.

“Detyra e tij ishte të shpërndante oksigjen. Ai nuk kishte oksigjen të mjaftueshëm për kthimin pas”, tha zëvendës guvernatori Chiang Rai.

Saman u nxor jashtë nga partneri i tij zhytës, por nuk mund të kthehej në jetë.

Niveli i oksigjenit në dhomëzën ku janë grumbulluar djemtë, ka rënë në 15%, thanë zyrtarët në konferencën për mediat. Niveli i zakonshëm është rreth 21%.

Djemtë dhe traineri i tyre hynë në shpellë kur ajo ishte e thatë, por u zunë në qark nga një përmbytje e menjëhershme e shirave. Dhjetë ditë më vonë, një zhytës shpëtimi Britanik i gjeti ata  të ulur në një shkëmb rreth 4 km, që nga hyrja e shpellës.

Veritas.com.al/