Televizioni grek SKAI ka publikuar, sot, e mërkurë një kronikë e cila sjell pamje të reja të skafit luksoz, që u kap ditën e shtunë në ujërat greke me rreth 1.6 ton drogë shqiptare në bord.

Televizioni grek jep një sërë pamjesh të pa publikuara më parë, përfshi këtu edhe shenjat që kanë lënë plumbat e snajperëve që kanë shënjestruar mjetin lundrues të pajisur me thuajse një mijë kuaj fuqi në det të hapur.

Kujtojmë se në operacionin e së shtunës ranë në pranga 11 persona, ndër ta edhe njerëz të fuqishëm. Vetëm këtë të mërkurë, njëra nga gazetat greke shkruante për “Viton”- një shqiptar që posedon nënshtetësinë italiane dhe mban këtë nofkë në dosjet e organeve që po hetojnë këtë trafik ndërkombëtar të Drogës.

https://youtu.be/yIjr7M0Kbq8