Dy persona humbën jetën në një atentat që ndodhi pasditen e së hënës në Durrës. Viktimat e vrarë me armë zjarri janë vëllezër dhe janë gjetur brenda një automjeti tip Golf pranë tregut të makinave në Shënavlash të Durrësit.

Viktimat, mësohet të jenë vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia, të cilët kanë qenë duke lëvizur me automjet kur janë qëlluar dhe ekzekutuar nga disa persona. Nuk bëhet ende i ditur identiteti i autorëve të kësaj ngjarje, ndërsa viktimat janë gjetur përkatësisht në vendet e  drejtuesit të  mjetit dhe pasagjerit.Viktimat njihen si tregtarë automjetesh dhe sot kanë nisur aktivitetin.

Pista kryesore është ajo e larjes së hesapeve për shkak të borxheve. Krimi  paraprakisht deklarohet se është kryer me një armë automatike kallashnikov.

Dy persona janë gjetur të vdekur në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë..

Viktimat janë identifikuar si Kol Murrani dhe Preg Simoni rreth moshës 60-vjeçare. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në një terren mjaft të vështirë  malore ku dhe infrastruktura i vështirëson lëvizjet në këtë zonë.

Trupat e pajetë janë gjetur nga djali i njërit prej viktimave ndërsa burime bëjnë me dije se njeri nga trupat është gjetur i masakruar.

Akoma nuk dihet nëse viktimat e sotme kanë pasur miqësi me njëri tjetrin. Ndërkohë Kol Murani ishte një person shumë i njohur në Lezhë pasi ishte rapsod.

Policia ka ngritur disa pika kontrolli me të gjithë zonën si dhe ka shoqëruar disa persona që  mund të kenë dijeni mbi këtë ngjarje të rëndë.

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes.