Deputetët e grupit opozitar parlamentar udhëhequr nga Andi Përmeti kërkojnë interpelancë urgjente me Ministrin e Jashtëm për rastin e vogëlushit Alvin Berisha i cili ndodhet në kampin Al Hol në Siri.

“Sot i drejtova Kuvendit te Shqipërisë një kërkesë për interpelance urgjente me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, me objekt:

“Kërkesë për shpjegime lidhur me rastin e Alvin Berishes, djalit 11 vjeçar qe ndodhet i vetëm ne kampet e Sirisë.”, shkruan ai.

Historia e Alvinit, një fëmije shqiptar i lindur dhe rritur në Itali i cili u rrëmbye nga e ëma 5 vjet më parë dhe iu bashkua Shtetit Islamik në Siri u publikua në emisionin investigativ italian Le Iene.

Djali i vogël u gjet gjallë në një kamp të burgosurisht në pjesën kurde të Sirisë ku jetonin fëmijët dhe gratë e luftëtarëve të ISIS. Falë ndihmës së gazetarit Luigi Pelazza, babai Berisha arriti më në fund të përqafonte djalin e tij. Por vetëm kaq. Ai duhet të riatdhesohet.

Statusi i deputetit Andi Përmeti

‘Sot i drejtova Kuvendit te Shqipërisë një kërkesë për interpelance urgjente me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, me objekt:

“Kërkesë për shpjegime lidhur me rastin e Alvin Berishes, djalit 11 vjeçar qe ndodhet i vetëm ne kampet e Sirisë.”

Rasti i bere publik nga emisioni italian “Le Iene”, ku dukej qartazi qe mjaftonte vetëm vullneti i shtetit shqiptar për te rikthyer Alvinin prane familjes.

Një rast i cili nuk mund te lihet ne heshtje. Çdo prind duhet te vendose veten ne vendin e Afrimit dhe duhet ti kërkojë llogari qeverise se çfarë masash po merr ne rastin konkret dhe sa kohe do ti duhet Alvinit te bashkohet me familjen.

Faleminderit edhe për koleget e mi, Alban Zeneli, Arben Elezi, Arlind Çaçani, Korab Lita, Halil Jakimi, Koci Tahiri, Partiaemigracioni Shqiptar Kostaq Papa te cilët iu bashkuan iniciativës time’.

Veritas.com.al/