UniversitetitBujqësor i Tiranës në partneritet me Universitetin BOKU të Vjenës nisin së bashku një rrugëtim 4-vjeçar, që synon ta transformojë UBT-në në një universitet me standarde europiane. Ky bashkëpunim krijon një model të ri për universitetet për transferimin e dijeve dhe teknologjisë.
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se synimi është që UBT të bëhet sa më atraktiv, dhe për studentët e rajonit.
“Është një moment historik për universitetin tuaj. Është një moment historik jo e shpeshtë. Marrja me portikë ka siklete dhe të bën të mendosh ‘ç’mu desh kjo punë’, të jep një kënaqësi sa gjithë të tjerat i bën hallall. Para tre vitesh kishin një situatë jo të lehtë me rekrutimet e studentëve. Rektori erdhi me një propozim që ishte i juaji i përbashkët për Ministrinë e Arsimit dhe Bujqësisë, për të ulur mesataren për hyrjen në UBT. Unë isha absolutisht kundër kësaj ideje sepse nuk më bënte sesns që studentët po tregonin më pak interes, mesatarja të ulej që këtu të vinin nxënës që paralelisht të hynim në kurset e shkrimit. Ne duhet ta bënim UBT në një universitetet atraktiv, jo vetëm për studentët shqiptarë, por edhe për të huaj. Kjo duke u bashkua me një universitetet ekselence në Evropë me synim që studenti është në Tiranë por merr çfarë do gjë që do merrje në Vjenë.
Natyrisht rektori s’kishte si më besonte se nuk ia lejonte partia, por ne u bëmë bashkë dhe ju e dini që ky është një proces që ka nisur më parë. Kur kam ardhur më parë nuk gjeja dot zyrën e rektorit. Ishte një çmenduri. Nuk ishte më universiteti i dikurshëm. Pak përpara pyeta rektorin sa është totali i mbështetjes nga qeveria ndër këto vite, ishte 7 milionë euro për fermën, 2 milionë euro për klinikën, 2 milionë euro për programe. Pra janë 16 milionë euro të dhëna, pa llogaritur konviktet. Do të thotë se ky nuk është një program i qeverisë për të mbajtur me hatër një rektor demokrat, por është një program strategjik i qeverisë për ta transferuar në një qendër ekselence.”, tha Rama.