Përfaqësueseje e lartë e BE-së, Frederica Mogherini  ka folur për vendimin e Këshillit të Evropës, i cili bllokoi aspiratat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave. Ajo e cilësoi si një gabim historik mos-hapjen negociatave.

“Dy vendime të rëndësishme dhe një gabim historik. Krerët e Shteteve dhe Qeveritë kanë shtyrë vendimin për hapjen e negociatave për hyrjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut në Bashkimin Evropian, përkundër përparimit të jashtëzakonshëm të bërë nga të dy vendet dhe kundër mendimit të Komisioni Evropian.

Ishte shumë më tepër sesa një mundësi e humbur: është një gabim historik, i cili shpresoj se mund të korrigjohet sa më shpejt të jetë e mundur”-tha ajo.

Veritas.com.al/