Nga: Jozefina Topalli/ FB/
Sot kur, KQZ miratoi me 7:0 rezultatin perfundimtar te 25 qershorit , ku e majta ka me shume se 2 fishin e votave te Listes Basha,
Kryetari i delegjitimuar nga 22 Korriku dhe i shkarkuar me humbjen katastrofale te 25 Qershorit, nuk din as te fshehe më urrejtjen e eger te tij ndaj grupit parlamentar, grup qe beri opoziten me te forte kundra krimit ne Parlament e luften me te fuqishme kundra droges si politike shteterore te Edi Rames .
Urrejtja kundra grupit te deputeteve, qe bojkotoi nje vit Kuvendin ne nje sakrifice gati unike , eshte e vetmja gje e pakamufluar nga Lulzim Basha, qe thote se s ka flirtim me Edi Ramen .. por eshte ne qeveri me te.
Ai sot, 4 dite pas veteshkrirjes , duke rendur kunder arsyes,ne kundershtim me Kushtetuten, ne dhunim te cdo norme morale dhe etike, jo vetem qe nuk e njeh me as ligjerisht grupin parlamentar te PD, por ne nje gjest te paprecedent, nuk i durohet te prese edhe nje muaj , sic e do rasti e rregulli, kur mbaron mandati i legjislatures aktuale.
Ky qe nuk mblidhte grupin parlamentar kur e detyronte statuti, kur e kerkonte koha dhe deputetet qe thirrnin me shqetesim qe te mos conte PD drejt gremines (sic ndodhi ne fakt sic e paralajmeruam) , sot mbledh listen e tij klienteliste familiare me shprese se pa kesaj do shpetoje nga ankthi i manipulimit dhe fallsifikimit te pjesemarrjes te 22 Korrikut dhe rezultatit katastrofal me minus 230 mije vota te 25 Qershorit.
Krejt si Makbethi , kur flet me vete e përshpërit:
” Moj kohe , rend me shpejt se tmerri im.”