Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të presidentit Ilir Meta, kryetarit të PD-së, Lulzim Basha apo dhe Monika Kryemadhit, sa i takon situatës për shkak të koronavirusit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Spiropali shprehet se Kryemadhi nuk beson tek COVID, ndërsa presidenti Meta lëviz pa maskë.

“Mona thotë Covidi nuk ekziston. Likja bredh pa maskë. Saliu ruhet nga Covidi si djalli nga temjani. Dhe Luli, kryetar i frontit të shpartalluar opozitar, thotë spitalet janë në kolaps. #vajmedet”, shkruan Spiropali.