A mund të jenë më në çift presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryetare e LSI, Monika Kryemadhi? Sot, dita e fundit, Monika deklaroi publikisht se ‘Iliri është si Gramoz Ruçi”. Mjaft që një grua ta deklarojë burrin ‘njësoj si një burrë tjetër’ këtu barazimi del se ky nuk është më burri i saj, por njësoj si tjetri.

Më parë, në ceremoninë e ‘bekimit’ të Metës si president i Republikës, zonja Monika nuk pranoi të vihet në krah të të shoqit si Zonjë e Parë. Edhe në aktivitete të tgjera nuk është paraqitur më në krah të të shoqit. Në stadiumin e Shkodrës kur lugej ndeshja e futbollit Shqipëri- Itali, Monika nuk u ul në krah të të shoqit, por në një plate tjetër…

Më e fundit ishte sot:

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka lëshuar deklarata të forta kundër bashkëshortit të saj Ilir Meta në emisionin “Opinion”.

Duke folur për përjashtimin e Flamur Nokës nga kuvendi, Kryemadhi është shprehur se Ilir Meta dhe Gramoz Ruҫi janë njëlloj.

“Nga deputet kërkohet fjala për procedurë. Ai nuk zbaton rregulloren. Të njëjtën gjë bëri Ruçi dhe me zotin Vasili. Karriga nuk është e zotit Ruçi. Ky është dhe kryeministri që të kujton dhe Kim –Jong. Ne po shkojmë drejt një diktature. Ilir Meta ka bërë më shumë gabime se Ruçi, se njësoj janë. Opozita fjalën ka, nuk ka gjë tjetër. Krimineleve nuk u vjen mirë kur i shanë. Edi Rama është një rrezik kombëtar dhe një rrezik rajonal. Kjo është kambane alarmi për çdo shqiptar”- tha Kryemadhi.

Analistë të makinacioneve për mbajtje të pushtetit e konsiderojnë këtë sjellje si një mënyrë e vjetër për tu ‘hedhur hi syve njerëzve”. Disa të tjerë thonë se ndoshta po ndjehet era e ftohtë e Reformës në Drejtësi, dhe, Monika merr masa për ta lënë ‘anijen’ sa më shpejt.

Ndërsa psikologë dhe studiues të jetës në çift thonë se kjo është një çarje e madhe mes çiftit.

Akti në çiftin Meta të sjell në kujtesë një ngjarje nga Lufta e Dytë Botërore dhe partizanët shqiptarë. Një nga komisarët e rinj, Gjikë Kuqali (më vonë dëshmor), i shkruante letër të fejuarës, e cila i kërkonte ‘kur do të zbresësh nga mali?’. Ai i shkruante kështu: “Unë të dua ty, po të duash Partinë”.

Si përsëriten kohët!

Veritas.com.al/