Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK, e shoqëruar me njërën prej vajzave të saj. Ajo ka deklaruar jashtë kamerave se do të tërheqë një dosje në ngarkim të saj.
Monika Kryemadhi është në hetim aktualisht për tre vepra penale, duke nisur nga ajo e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehje pasurie.
Akuzat për Kryemadhin:
Monika Kryemadhi, masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2 raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Sipas gazetarit Ermal Vija, nga ana tjetër pritet që ditën e martë në orën 10:00 të mbahet seanca e radhës për heqjen e kësaj mase sigurie ndaj Kryemadhit.
Gjithashtu, në të njëjtën orën pritet dhe seanca për ish presidentin Ilir Meta, ndaj të cilit rëndojnë të njëjta akuza