Monika Kryemadhi është zgjedhur kryetare e re e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI).

Zgjedhja e saj ishte e pritshme. Ajo u miratua në Konventën Kombëtare të  LSI-së që po zhvillohet në këto momente.

Kryemadhi në fjalët e saj të para ka shprehur falënderimet për të gjithë ata që e mbështetën në zgjedhjen në këtë post.

Gjithashtu ajo ka shprehur pozicionin si Opozitë të LSI gjatë kësaj legjslature. Duke iu drejtuar kryeministrit si Opozitare, i ka thënë se ‘qeverinë tënde do ta dërgoj për skrap’.

Veritas.com.al/