Ka mbërritur në gjykatën e Vlorës 24 vjeçari Ridvan Zykaj, autor i masakrës në fshatin Resulaj, ku mbetën të vrarë 8 persona. Mbi Zylaj rëndon akuza ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.
Seanca gjyqësore në ngarkim të tij zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, forca të shumta të policisë kishin rrethuar gjykatën e Vlorës. Asnjë prej familjarëve të 24 vjeçarit, i konsideruar si monstra e fshatit, nuk është i pranishëm në procesin gjyqësor.
Ridvan Zykaj, u arrestua mëngjesin e të shtunës, në një aksion të FNSH, Policisë e RENEA-s. 24 vjeçari nuk shfaqi pendesë për masakrën, ndërsa ironizoi me policët duke u thënë se u vonuan shumë për ta arrestuar. Kujtojmë se para prangosjes, autori i masakrës komentoi edhe në rrjetet sociale.
Që nga dita e ngjarjes tragjike shumë ‘spektatorë’ të tragjedisë kanë kërkuar ‘dënimin me vdekje’ për monstrën
Veritas. com.al/