Ura me harqe ose e quajtur ndryshe “Ura e Zogut” në Milot, edhe pse Monument Kulture, nuk ruhet nga shteti. Prej kohësh ura është në gjendje degradimi të vazhdueshëm për shkaqe natyrore, por edhe të dorës së njeriut. Shpesh herë ura dëmtohet qëllimisht.
Urës po i vjedhin pjesët metalike me vlerë dhe gradualisht po i humbet bukuria e dikurshme.
Historiani i zonës, Zef Kola thotë se vareja gjëmon çdo natë mbi trupin e urës. Nxjerrja pa kriter e inerteve nga shtrati i lumit po rrezikon këmbët e urës. Historiani Kola apelon vëmendje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.
Nga intervista:
Zef Kola:
“Ky është monument kulture që me ligj mbrohet nga shteti. Për fat të keq as njerëzit dhe as shteti nuk po kujdesen për të dhe këtë e dëshmon më së miri rivjedhja e hekurave si para vitit 1997. Janë thyer këmbët anësore të vogla si edhe janë vjedhur shinat.”
Ndonëse janë bërë dhe denoncime në organet e policisë nga banorët, deri tani nuk ka asnjë të ndaluar për vandalizimin e urës. Nxjerrja e paligjshme e inerteve pranë këmbëve të urës ka bërë që pilotat të dalin në sipërfaqe deri në 2.5 metra. /Nga: Koha Jonë/
Veritas.com.al/
https://youtu.be/MV_JfwAeeq4