Nga Konferenca Vjetore e Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin, Edi Rama foli sërish për situatën e krijuar në Shqipëri lidhur me projektet e Sazanit dhe Zvërnecit.

Duke i konsideruar protestat një dëm që po i bëhet vendit nga forca të jashtme dezinformuese, Kryeministri shqiptar tha se kjo situatë mbetet një sfidë edhe për Europën, të cilën e apeloi që të bëjë pjesë të saj më shpejt Ballkanin Perëndimor, për të shmangur ndikimet e dëmshme, shkruan A2.

“Një propozim për zhvillim turistik në bregdetin e Shqipërisë u bë befas qendra e një stuhie digjitale ndërkombëtare. Katastrofa mjedisore u paraqit si fakt i provuar, korrupsioni u shpall i vërtetuar përpara se të ekzistonte ndonjë provë. Teoritë konspirative u shumëfishuan orë pas ore. Pretendimet u bënë tituj dhe kushdo që kërkonte prova, trajtohej si i dyshuar. E përmend këtë sepse ka rëndësi ajo çka zbuloi ky episode. Indinjata prodhoi miliona shikime përpara se faktet të kishin mundësi të flisnin. Ky nuk është një fenomen shqiptar, por europian dhe amerikan. Demokracia bie kur qytetarët nuk besojnë më se e vërteta ekziston më në mënyrë të pavarur, përtej përkatësive të tyre klanore. Prandaj, e ardhmja e Europës varet edhe nga aftësia jonë për të mbrojtur realitetin dhe provat”, tha Rama.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *