Nga: Vlora Çitaku
/ Politikane dhe diplomate kosovare/
Edi Rama është Kryeministri që kanë zgjedhur Shqiptarët tash e tri herë me rradhë.
Sentimentet dhe preferencat personale pushojnë në momentin kur pranohet funksioni shtetëror.
E raportet me Shqipërinë janë më të thella e më të fuqishme se çfarëdo mospajtimi i përkohëshëm.
Kam qenë vet dëshmitare e shumë situatave jo të lehta për Kosovën, dhe e kam parë me sytë e mi, edhe e kam dëgjuar me veshët e mi, mbështetjen që i jep Kryeministri Rama Kosovës.
Dorën në zemër, shpesh edhe me më shumë elokuencë se ne vet.
Pastaj, është për keqardhje që sot, në ditën e çlirimit të Kosovës po duhet me u’a përkujtu disave ndihmën e jashtëzakonshme që e ka dhënë Shqipëria për lirinë dhe pavarsinë tonë.
Mos krijoni gogola. Mos krijoni armiq të paqenë.
Shqipëri, të kam ❤️.