Nga Astrit Patozi

Astrit Patozi, me anë të një postimi në Facebook, deklaroi se fajin për marrëveshjen e 17 majit me Edi Ramën, nuk e ka vetëm Lulzim Basha.

“Caktojani Lul Bravës po të doni edhe helmimin e Petro Nini Luarasit, se brenda jeni, mban ai “besëpreri”. Por, mos bëni sikur ju ka marrë më qafë 5 vjet më parë me marrëveshjen e 17 majit, sepse keni qenë po aq të lumtur dhe po aq të përfshirë sa ai, kur doli para kamerave duke u qepalluar me Edi Ramën. Për të mos thënë që dikush ka qenë online me të gjatë gjithë flirtimit me argatin e Vuçiçit, me telefonata direkte apo me ëhatsapp, gjatë atyre orëve të gjata dhe të lavdishme në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë”, shkruan Patozi.

“Natyrisht që tabulatet nuk ka rrezik të jenë ndonjëherë objekt i SPAK-ut, sepse marrëdhënie me dëshirë mes palëve ka qenë, jo përdhunim. Dhe me siguri do të vazhdonit ashtu deri sa vdekja t’ju ndante, po të mos kishte ndodhur 9 shtatori. Atëherë po që nuk ka nevojë, as për dëshmi dhe, as për shpjegime, për të njohur tradhtarin, që nuk duhet të kishte lindur fare. Tani e di i madh e i vogël se ai kishte pasë qenë njeriu i zi, që kishte marrë në qafë, jo vetëm Partinë Demokratike, por edhe të gjithë kombin shqiptar, prej nga koha e pellazgëve e këndej”, shtoi Patozi.