Pas odisesë mbi mos- dekretimin e ministrit Lleshi nga presidenti, vjen një reagim nga Ilir Meta. Në një deklarate për mediat ai sugjeroi të gjithë ata që kanë të tjera mendime për këtë çështje, që të lexojnë Kushtetutën dhe të njohin kompetencat e Presidentit.
Fjalën ia hedh ‘ larg e larg’ kryeministrit Rama
“Besoj se interkonektiviteti duhet të rrezatojë kudo. Sa i takon anës ligjore padashur të japë leksione për Kushtetutën… por të gjithë amatorëve, diletantëve, do u thoja që të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e presidentit”, tha Meta.
Presidenti Meta tha ndër të tjera se në kushtetutë nuk thuhet se presidenti mund të kthejë një propozim. Meta mori si shembull edhe mundësinë e rrëzimit të dekretit të presidentit nga parlamenti për të cilën tha se kjo nuk është e shprehur në Kushtetutë.
“Presidenti ka detyrë vetëm të firmosë një propozim sepse në Kushtetutë nuk thuhet se presidenti mund të kthejë një propozim. A mundet parlamenti të rrëzojë dekretin e presidentit për një ministër? Sepse edhe kjo nuk është e shprehur në Kushtetutë. Më lini të bëj detyrën time me përgjegjësi të plotë. Unë jam mjaft i lidhur me parlamentin dhe jam i zgjedhur nga parlamenti.”- tha Meta.
Veritas.com.al/