Ka ardhur koha që SHBA të heqë dorë nga baza e saj ushtarake në Gjermani. Ky është paralajmërimi që ka dhënë përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, në një deklaratë për mediat. “Kam një pyetje tha Zakharova: a nuk është koha që nga pozita e ministrit të Jashtëm gjerman të thuhet diçka e ngjashme për Uashingtonin dhe bazat e saj në Gjermani?”, tha Zakharova.
Reagimi i Zakhasovës vjen si rezultat i deklaratës së ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbock, e cila i bëri thirrje Rusisë të heqë dorë nga bazat e saj ushtarake në Siri. Ministrja e Jashtme gjermane Analene Berbock mbërriti të premten për një vizitë të papritur në Siri së bashku me ministrin e Jashtëm francez Jean-Noel Barro. Nga Siria, Berbok i bëri thirrje Rusisë që të heqë dorë nga bazat e saj ushtarake në Siri. Sipas saj, një vendim i tillë do të tregonte respekt për sovranitetin e Sirisë
“Siria nuk duhet të bëhet përsëri një peng në duart e fuqive të huaja ose një eksperiment për forcat radikale si IS. Kjo nuk është vetëm në interesin e sirianëve, të cilët kanë shpresuar për lirinë e tyre për kaq shumë kohë, por edhe në interesin tone, të gjermanëve dhe europianëve”.
Komente