Moti i egër vazhdon të sjellë kaos në pjesën më të madhe në Europë, ku të paktën 55 persona kanë vdekur mes temperaturave nën zero. .

Shumica e mjeteve të transportit dhe e fluturimeve janë anuluar në Irlandë ku erëra të fuqishme të sjella nga stuhitë kanë lënë 24,000 shtëpi dhe biznese pa energji.

Disa vende të tjera po përballen me vështirës të shkaktuara nga bora dhe akulli.

Numri i të vdekurve është rritur në Poloni; në publik është bërë thirrje që nëse shikojnë njerëz që flenë në rrugë, të njoftojnë menjehrë në zyrat e shtetit.

I ftohi i pazakontë i ardhur nga dimri Siberian do të bjerë sapo të nisë të zbutet nga sistemi Mesdhetar.

Veritas.com.al/