Moti i keq ka shkaktuar disa dëme në Malësinë e Madhe. Reshjet e dendura të shiut dhe dalja nga shtrati i përrenjve kanë shkaktuar dëme materiale në disa banesa dhe biznese në zonë.

“Shërbimet e Policisë së Shtetit, të Policisë Bashkiake dhe Emergjencat Civile janë në terren, për të ndihmuar drejtuesit e automjeteve dhe banorët që janë në vështirësi.

Qytetarët që kanë nevojë për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.”, njofton policia.