Në fundjavë janë rritur mundësitë për një tjetër depërtim të të ftohtit nga Arktiku, që mund të sjellë reshje të borës edhe në veri të vendit dhe në Kosovë.
Temperaturat e ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore, minimale nga 3C deri në 4C, dhe maksimale nga 5C deri në 8C, e në fillim të javës së ardhshme do të zbresin tutje deri në 4C, e minimalet edhe deri në -2C.
Ditëve të ardhshme do të vazhdojë të mbajë mot i ftohtë, kryesisht i vranët, kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu.
Ditën e diel, me kalimin e frontit të ftohtë nga veriu, reshjet e shiut do të përzihen edhe me borë, e vonë gjatë natës priten reshje bore, që në orët e para të ditës së hënë do të pushojnë.
Veritas.com.al/