Kanadaja ka regjistruar temperaturën më të lartë të marritur ndonjëherë, ndërsa perëndimi i vendit dhe Paqësori Amerikan veri-perëndim zhyten në një valë të paparë të të nxehtit.

Lytton në British Columbia u rrit në 46.6C (116F) të Dielën, duke thyer një rekord 84-vjeçar, thanë zyrtarët.

Një “kupolë e nxehtësisë” e presionit të lartë e shtrirë mbi rajon ka vendosur rekorde të reja në shumë zona të tjera.

SHBA dhe Kanadaja kanë paralajmëruar  qytetarët për nivele “të rrezikshme” të nxehtësisë që mund të vazhdojnë këtë javë.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë. Sidoqoftë, lidhja e çdo ngjarjeje të vetme me ngrohjen globale e komplikon situatën.

Zona e presionit të lartë është e madhe, nga Kalifornia deri në territoret Arktike të Kanadasë dhe shtrihet në brendësi përmes Idaho.

Ka patur një rritje te tregut në kondicionerët dhe freskuesit, dhe kanë dalë ne rruge njete për ftohje.

VERITAS.COM.AL