Moti i keq vijon në qytetin e Vlorës. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për problematika apo dëme materiale. Lundrimi detar për mjetet e vogla lunduese dhe mjetet e peshkimit do të vijojë të mbetet i pezulluar deri në datën 19 janar.
Ndërkohë tragetet e linjës kanë vazhduar punën normalisht. Ditën e sotme ka mbërritur një tjetër traget me pasagjerë të cilët kanë zbarkuar në port pa probleme. Bashkia e qytetit ka bërë thirrje që qytetarët të shmangin lëvizjet e tepërta dhe që drejtuesit e makinave të sigurojnë automjetet në zona ku mund të jenë të mbrojtura nga dëmtimet e mundshme. Po ashtu kapiteneria ka apeluar pronarët e varkave që t’i sigurojnë ato në triportin e Vlorës për të shmangur dëmet.