Që gjatë natës moti me shira të dendura dhe erëra kanë krijuar një situatë bllokimi në rrugët tokësore dhe në rrugët detare. Vetë kryeqyteti është ‘paralizuar’ në disa segmente ku dendësia e automjeteve  ishte më e madhe.

Ndërsa në Sarandë dhe në Durrës janë bllokuar udhëtimet detare që nisen nga këto porte.

Bë Sarandë janë bllokuar të gjitha udhëtimet me mjete lundruese Sarandë- Korfuz për shkak të dallgëve në det. Në këto momente bëhet me dije se deti në Sarandë ka dallgë deri në gjashtë ballë.

Në Durrës, veç shirave të dendur, ka nisur edhe një erë e furishme, që ka krijuar pengesa të mëdha në funksionimin e mjeteve të portit. Në port është pezulluar puna në sektorin e ngarkim- shkarkimit. Kapiteni i përgjithshëm i kapitanerive të portit ka lëshuar një urdhër për pezullimin e lëvizjes së anijeve të tonazhit të ulët dhe të mesëm. Gjithashtu ai ka urdhëruar pezullimin e lëvizjes së mjeteve lundruese të peshkimit, duke theksuar ‘deri në një urdhër të dytë’.

Tragetet e udhëtarëve Bari- Durrës dhe Durrës- Ankona pritet që të mbërrijnë në destinacione me pesë ose gjashtë orë vonesë.

Veritas.com.al/