Vendi ynë gjatë kësaj jave do të jetë në ndikimin e motit të paqëndrueshëm, sipas Meteoalb. Mëngjesi i sotëm edhe pse ka sjellë kthjellime, kalime të shpeshta të vranësirave, parashikohet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat do jenë më prezente duke bërë që të ketë reshje shiu, kryesisht në zonat veriore e qendrore.

Dita e martë nis me mot të qëndrueshëm, me alternime kthjellimesh, kalime vranësirash. Pjesa e dytë e ditës do bëjë që vranësirat të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë territorin shqiptar.

Ditën e mërkurë, enjte dhe të premten, territori shqiptar do të jetë në ndikimin e motit të vranët duke bërë që vranësirat të pësojnë zhvillime dhe gjeneruar reshje shiu, më të dukshme mbeten në gjysmën lindore të territorit shqiptar. Herë pas here priten të shfaqen ën formë rrebeshesh.

Për sa i përket temperaturave të ajrit, mëngjesi i sotëm ka regjistruar vlera deri në 7 gradë Celsius në qytetet e zonëve malore, ndërsa maksimumet jo më shumë se vlera 26 gradë celsius.

Për sa i përket ditës së martë dhe ditëve në vijim, do kemi rritje graduake të temperaturave të ajrit, duke bërë që vlerat minimale deri ditën e premte do të jenë 9-10 gradë në qytetet e zonave malore, ndërsa maksimumet afrohen vlerave 29 gradë Celsius në qarqet e Elbasanit, Beratit dhe Tiranës.

Parametri i erës në pjesën më të madhe te ditëve nuk do të jetë problematik, por herë pas here ne intervlae të shkurtra kohore do të fitojë shpjetsi, duke bërë që të jetë 60 km/h.

Në vendet e rajonit, edhe Kosova e Maqedonia e Veriut mbeten me mot të paqëndrueshëm gjatë kësaj jave, duke bërë që vranësirat e shpeshta të jenë dominonte dhe herë pas here do të pësojë zhvillime duke bërë që të jenë prezentë reshjet e shiut. Në pjesën e dytë të javës, reshjet do të bëhen më të dukshme.

Për sa i përket temperaturave të ajrit, mëngjesi i sotëm në Kosovë ka regjistruar vlerën 4 gradë Celsius, ndërsa maksimumi nuk do të jetë më shumë se 20 gradë Celsius. Nga dita e martë dhe në vijim kemi një rritje graduale e temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet në Kosovë të ngjiten në 24 gradë Celsius.

Mëngjesi i sotëm në Maqedoninë e Veriut ka regjistruar vlerat 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të shkojë në 22 gradë. Nga dita e martë dhe në vijim temperaturat priten të shkojnë në 26 gradë Celsius.