Meteorologia Tanja Porja ka thënë se në orët në vijim pritet të ketë reshje të dendura shiu në veri dhe zonat qëndrore të Shqipërisë.
Komentet Porja i bëri nga studio e A2 CNN, ku tha se veç reshjeve, pritet të ketë edhe stuhi ere të fortë në tokë e det, që do të shkojë deri në 80 kilometra në orë.
Ajo tha gjithashtu se dëbora do të izolohet në lartësitë mbi 800 metër mbi nivelin e detit.
“Mot i ngrohtë, por stuhi të forta ere dhe rebeshe shiu, kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Pra nga mesdita dhe në vijim presim përkeqësim të kushteve të motit. Megjithatë pjesa e dytë e ditës do të ketë pakësim të reshjeve dhe përmirësim të kushteve të motit.
Moti mbetet me reshje të izoluara në veri dhe zonat qëndrore. Jugu paraqitet me mot më të mirë. Temperaturat janë nga 1-23 gradë. Presim rebeshe të shumta shiu në veri, por edhe në zonat qëndrore. Dëbora do të izolohet në lartësitë mbi 800 metra. Priten stuhi të forta ere në tokë dhe det deri në 80 km në orë”, tha Porja.