Sot moti në Shqipëri do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh por që mundësitë për reshje janë të pakta.

Vranësirat pritet të shtohen nesër në pjesën e dytë të ditës dhe të dielën pasdite do të kemi reshje. Pritet që reshjet të jenë prezenti deri të hënën paradite.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 08ºC, në zonat e ulëta nga 02ºC në 13ºC dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 15ºC.

Veritas.com.al/