Traineri i Manchester United, Jose Mourinho është akuzuar për mashtrim me taksat nga prokurorët Spanjoll. Akuza është ngritur pas hetimeve për kohën kur ai ishte trajner i Real Madrid.

Mourinho, i lindur në Portugali është akuzuar për mashtrimin me 3.3 milionë dollarë (£2.9m; $3.6m) gjatë viteve 2011 dhe 2012. Ai nuk ka folur akoma mbi akuzën.

Një prokuror tha se ai nuk deklaroi të ardhurat nga përdorimi i imazhit të tij me qëllim që të kishte “përfitime të paligjshme”.

Edhe emra të tjerë të futbollit janë akuzuar për mashtrime me taksat vitet e fundit në Spanjë.

Veritas.com.al/