Një mrekulli festash mund të quhet ajo që i ka ndodhur një qytetari në Tiranë, i cili aksidentalisht kishte humbur një sasi të madhe parash në ambientet e jashtme të një qendre tregtare.
Çanta me 27 mijë euro brenda u gjet nga punonjësit e sigurisë së qendrës të cilët më pas e dorëzuan atë në policinë e shtetit.
Autoritetet më pas identifikuan dhe njoftuan pronarin e çantës, të cilit nuk i munguan falënderimet për korrektësinë e treguar. (A2 Televizion)
Komente