Nga Laert Skiro/
Pse të mos kemi edhe ne Albin Kurt? Ai, edhe pse i margjinalizuar nga gjithë pushtetet e Kosovës dhe të Serbisë, fitoi zgjedhjet në Kosovë. Fitimtari i vërtetë është ai dhe VV. Kur të gjithë flisnin kundër, ai u shfaq papritur mbi ujëra dhe ja rezultati…
Po pse të mos kemi ne ‘Albin Kurt’? Çfarë ishte ai, në fund të fundit!
Ishte një njeri i vendosur në idealin e tij Vetvendosës, dhe ia doli. Madje kishte edhe ide dhe ideal. Ideali kundër poshtërimit të Kosovës nga pushteti i korruptuar dhe qeveritë kriminale… Ja kaq thjesht. Edhe ne këtu do të kemi ‘Albin Kurt’, por jo tani për tani. Ose të paktën- jo kësaj here.
Ishte një luftëtar kundër vjedhjes dhe krimit shtetëror. Për vete nuk futi asnjë qindarkë në xhep. As shokët e tij. Është i betuar se edhe në qeverisje nuk do të vjedhë asnjë qindarkë… Kaq e thjeshtë që të kemi Albin Kurt edhe këtu mes nesh. Por sot për sot nuk kemi. As pritet që të kemi edhe në këto zgjedhje.
Ishte një njeri me ‘saber’, dmth., që duron. Ai e themeloi partinë e tij menjëherë pasi Kosova u shpall Republikë e pavarur, dhe priti të gjitha sulmet. Edhe u poq si politikan përmes asaj lufte; edhe mësoi formulat e politikës, por jo në të keq. Nuk rendi menjëherë, akoma me qumësht nëpër buzë, që të bëhet ‘i madhi’ i shtetit. Jo, priti, siç pret politikani bindës. Pse të mos kemi ehde ne Albin? … Por akoma nuk kemi. Sapo të lindë këtu, merr bebelinat dhe kërkon fronin më të lartë…
Ishte një njeri që e sulmuan të dy krahët: Edhe krahu i Luftës, edhe krahu i Paqes. Dmth., më të mëdhenjtë: Edhe LDK, edhe PDK. LDK-së nuk i ka mbetur gjë nga Rugova që e krijoji dhe PDK-së nuk i ka mbetur gjë nga ideali i Lirisë. E burgosën Albinin, e dhunuan me shkopinj gome, e detyruan të arratiset nga vendi, e quajtën trockist, e rrënuan… por populli i dha votën. Populli nuk është budalla, as dele- siç e quajnë këtu. E prandaj nuk kemi akoma Albin… A do të kemi? Kjo nuk dihet…
Veritas.com.a/