Një ditë pasi kreu i PD Lulzim Basha akuzoi se në Durrës mungojnë tamponët, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.
Ky i fundit shprehet se personi që Basha e prezantoi në video si mjek dhe ekspert, në fakt është një infermier.
Kryeministri apelon ndaj opozitës që të mos dizinformojë dhe të heqë dorë nga sharjet.
“PD të mos shikojë gishtin kur gishti tregon hënën dhe hiq dorë nga reagimet me sharje e me akuza, sepse s’ia kam unë fajin atij infermierit që Lulëzimi e prezanton si mjek dhe si ekspert kombëtar të pandemisë, duke u tallur me popullin e duke dizinformuar dynjanë!” – shkruan Rama.
VERITAS.COM.AL