Të ndalojmë se përkëdheluri dhe justifikuar apriori këta të rinj të papunë, viktima të shoqërisë së keqe dhe cinike

Nga: Alessandro Sallusti

Mungesa e punës është padyshim një dramë me zgjidhje jo te lehtë, veçanërisht nëse qeveria – siç është duke bëre Di Maio – bën gjithçka për të komplikuar jetën e atyre që duhet ta ofrojnë atë, domethënë sipërmarrësve të mëdhenj dhe të vegjël.

Por te mos bëjmë hipokritët: asnjë reformë nuk mund të krijojë një vend pune të re, më së shumti mund ta pengojë ose ta lehtësojë atë. Puna lind nga një ndërthurje e lirë midis kërkesës dhe ofertës, pavarësisht nga kushtet. Në kohë krizash, si kjo që jemi duke jetuar prej vitesh, oferta është sigurisht e ulët, por nëse Perëndia dëshiron, nuk është në zero. Punë ka më shumë sesa mund ta imagjinoni, por është se shpesh mungojnë punëtorët. Mund të duket një paradoks, por është realitet.

Në këto ditët e fundit, një sipërmarrës i njohur dhe i talentuar i Veriut më tregoi I dekurajuar odisenë e tij për të mbajtur organiket në regjim, si në mënyrë sasiore dhe cilësore. Ka një ndërmarrje që merret me gamen e ftohtë dhe furnizon supermarkete të rëndësishme, një cikël shumë delikat i vazhdueshëm. Më tha se shumë të rinj refuzojnë punën (paga rreth 1.500 euro) ose e lënë menjëherë kur e zbulojnë se duhet të punojnë me turne edhe gjatë natës dhe gjatë ditëve te festave. Dhe disa javë më parë kam marrë pjesë në një transmetim në të cilin disa  hotelierë dhe ristoratore nga bregu i Amalfit  ankoheshin për vështirësinë në gjetjen e stafit për sezonin. Kur e pyetën ndërsa ishte ne shesh për të shëtitur, duke u ankuar, një djalë i papunë shpjegoi: “Unë nuk lodhem për vetëm 1,300 €, më mirë te qëndroj në shtëpi”.

Tani pyes veten: çfarë reforme, çfarë ligji mund t’i bindë këta të rinj të shkojnë në punë te punojnë, siç bënin ne kushte shume me te këqija etërit e tyre dhe gjyshërit e tyre ? Si I behet ti shpjegoni atyre se ne pune nuk është e rëndësishme dera e hyrjes, por ta përshkoni me sakrificë dhe angazhim korridorin që mund t’ju çojë në vende më të rehatshëm dhe të pëlqyeshëm? Këtu nuk mungon vetëm qeveria, e cila mendon t’i atakojë këta fatkeq me një të sjelle te “reddito di cittadinanza që do t’i bëjë ata edhe më dështake. Këtu mungon shkolla, mungon familja (mendoj për timen, që nuk ishte në varfëri dhe që nga katërmbëdhjetë vjeç e tutje çdo verë më dërgonte të punoja, kështu sot mund të mburrem që kam bërë furnizuesin e benzinës, fatorinon dhe djalin e anijeve te liqenit te Como-s).

Pra, le të ndalojmë se përkëdheluri dhe justifikuar apriori këta të rinj të papunë, viktima të shoqërisë së keqe dhe cinike. Jo gjithmonë, por ne shumicën e herëve nuk mungon puna, mungojnë punëtorët.

Veritas.com.al/