(FOTO: Emigrantë në kufirin mes Amerikës dhe Meksikës)/ 

Një prodhues amerikan i çimentos ka prodhuar gjithë sasinë e nevojshme dhe është gati të nisë shërbimin e tij në ndërtimin e murit me Meksikën, të iniciuar nga presidenti i zgjedhur Donad Trump, për mbrojtjen e kufijve të Amerikës dhe kthimin e emigrantëve të paligjshëm.

“Nuk mund të jemi nazeqarë”- tha Enrique Escalante, Shefi Ekzekutiv i “Grupo Cementos de Chihuahua (GCC)”, në një intervistë- sipas Reuters. “Ne jemi prodhues të rëndësishëm në këtë zonë dhe na duhet t’i respektojmë klientët në të dy anët e kufirit”.

Kandidati Republikan në fushatë (tani presidenti i zgjedhur Trump) ka premtuar se do të ndërtojë një mur “të madh, të bukur dhe të fuqishëm” rreth 2000 milje (3200 km),  me qëllim që të ndalojë emigrantët ilegalë nga Meksika. Trump i akuzoi emigrantët e paligjshëm se po sjellin “përdhunues dhe trafikantë droge”.

Disa pjesë të kufirit janë të ndarë nga një gardh i lartë, dhe një pjesë e madhe e kufirit përshkon anën e lumit “Rio Grande”.

Escalante tha se planet e Trump për investimet në energji dhe infrastrukturë në Shtetet e Bashkuara janë një lajm i mirë edhe për kompaninë.

“Për biznesin në të cilin jemi, , Trump është ai që e  favorizon industrinë kaq shumë”, tha Escalante.

/Veritas.com.al/