Sekretari i ri i Departamentit Homeland Security (DHS), gjeneral Marine John Kelly, beson se do të arrijë të bëjë të mundur që premtimi i presidentit Donald Trump për ndërtimin e  murit në kufirin Shtetet e Bashkuara-Meksikë të realizohet në 2 vjet ose më pak.

Në një intervistë me Fox News të mërkurën pasdite, sekretari Kelly tha se  “Muri do të ndërtohet fillimisht në atë zonë ku do të jetë më i domosdoshëm; dhe pastaj do të plotësohet i tërë. Kjo është rruga që po shikoj. Unë vërtet shpresoj që ta kemi mbarua brenda dy vjetëve që vijnë”.

Në të njëjtën intervistë, gjeneral Kelly u shfaq optimist rreth Kongresit, ai tha se paratë do të vijnë.

“Unë mendoj se fondet do të vijnë relativisht shpejt dhe ne do ta ndërtojmë murin kur të jetë i nevojshëm, fillimisht si indetifikues”, tha Kelly.

/Veritas.com.al/