Islamistët ishin përgjegjës në një masë 84.27 për qind të vrasjeve terroriste në Perëndim në 2017, me 66.67 për qind të autorëve që vijnë në vendin e tyre të shënjestrës nga jashtë.

Numri i terroristëve islamikë radikalë të huaj që kryen sulme në vendet perëndimore u rrit ndjeshëm nga 2016, kur 40.54 për qind e sulmuesve goditën jashtë vendit të tyre të origjinës, sipas një raporti nga Shoqëria Henry Jackson.

Islamistet kane arritur kuotën prej 84 për qind të viktimave të terrorit, përveç se përbënte 48.53 për qind të incidenteve terroriste në përgjithësi, duke sugjeruar se ato kanë tendence te jene më shumë vdekjeprurëse sesa, për shembull, ato te terroristëve te ekstremit të djathtë – të cilët përbënin 20.59 për qind të incidenteve terroriste, por vetëm 12.36 për qind të incidenteve terroriste vdekjeprurëse.

 Europa ishte rajoni Perëndimor më i ndikuar në vitin 2017, duke vuajtur 75 për qind të të gjitha llojeve të dhunës terroriste në krahasim me 22.06 për qind për Amerikën e Veriut dhe 2.94 për qind për Australinë.

Mbretëria e Bashkuar ishte vendi më rende i goditur në Botën Perëndimore, duke marrë 19.12 për qind të incidenteve të lidhura me terrorizmin – ne rritje me 9.26 për qind në vitin 2016 – dhe një 40.45 për qind të viktimave të lidhura me terrorizmin.

Përqindja e terrorizmit që u atribuohet islamikëve ka rënë disi pavarësisht nga një rritje e sulmeve totale islamiste, kryesisht për shkak të rritjes së incidenteve të regjistruara si “te ekstremit te djathte”.

E djathta ekstreme thuhet se ishte përgjegjëse për 20.59 për qind të terrorizmit në Perëndim në 2017 – katërfishin e pjesës së 2016-ës prej 5.56 për qind.

Ndryshe nga shumica e komentatorëve dhe politikanëve kryesorë, megjithatë, Shoqëria Henry Jackson gjithashtu theksoi kërcënimin nga e majta ekstreme, e cila përbënte të njëjtën pjesë prej 20.59 për qind të terrorizmit si e djathta ekstreme në vitin 2017 dhe një përqindje prej 16.67 në 2016.

Kjo do të thotë se e majta ekstreme përbënte një përqindje më të madhe të dhunës terroriste sesa ajo e ekstremit të djathtë gjatë periudhës dyvjeçare që shoqëria Henry Jackson ekzaminonte – megjithëse incidentet e ekstremit të djathtë ishin më vdekjeprurëse.

Edhe më e pazakontë, Shoqëria Henry Jackson bëri përpjekje për të regjistruar terrorizmin “Black Supremacist”, që përbënte një pjesë më modeste prej 3.28 për qind të dhunës terroriste përgjatë 2016-17.

Sulmet Black Supremacist kryesisht kane qene drejtuar kundër policisë, por një sulm në Fresno të Kalifornisë, e cila targetonte njerëzit e bardhë pa dallim, është përfshirë gjithashtu – edhe pse sulmi ka pasur edhe diçka islamiste,me te dyshuarin Kori Ali Muhammed qe thuhet se bërtiste “Allahu Akbar”kur ka qelluar.

VERITAS.COM.AL/