( FOTO: Më shumë se 80 piktura që thuhet se janë bërë nga Étienne Terrus dalin fals. (kjo që titullohet Collioure in the Pyrenees”, është e vërtetë dhe ndodhet e ekspozuar) /
Një muze Francez që i dedikohet piktorit Étienne Terrus ka zbuluar piktura që mendohet se ishin bërë prej tij, por në fakt janë arte ‘fake’. Étienne Terrus, piktor Francez, ka lindur në vitin 1857 dhe ka vdekur në 1922.
Muzeu Terrus në Elne në Jug të Francës ka zbuluar 82 vepra që thuhet se ishin origjinale që i atribuohen piktorit, por që nuk ishin pikturuar prej tij.
Më shumë se gjysma e koleksionit mendohet se është ‘fake’. Pikturat kushtojnë rreth 160,000Euro , ose 140, 000 £.
Stafi në Muze nuk ishte i vetëdijshëm për falsifikimin deri sa disa historinaë qrti vizituan mjuzeumin.
Këshilli i Elne ka blerë piktura, vizatime dhe ngjyra uji për muzeun gjatë 20 vjetëve.
Eric Forcada, një historian arti, i kontaktuar nga muzeu në qytet pranë Perpignan disa muaj të shkuar ka shprehur dyshimet e tij mbi autenticitetin e pikturave.
Muzeu mblodhi komitetin e ekspertëve nga bota kulturore të cilët inspektuan veprat dhe konkluduan se 82 vepra prej koleksionit nuk janë pikturuar nga artisti i lindur, Elne.
Lajmi ishte bërë i njohur ditën e Premte, ndërsa muzeu do të hapet pas rinovimit.
Veritas.com.al/
( Piktura autentike ”Vue Cathédrale” mbetet në eskpozitë)