Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Holandë është ndalur tek deklarata për shmangien e një “Donbassi të dytë në Ballkan”. Kreu i qeverisë tha se kërcënimi është real ndaj duhet vepruar sa më shpejt për të “mos lejuar këtë spirale absurditeti që të hedhë poshtë atë që kemi ndërtuar deri tani me ndihmën e BE-së”.

“Thjesht për ta bërë të qartë unë, thjesht deklarova që perspektiva e krijimit të një Donbasi të vogël në mes të Evropës për shkak të një përshkallëzimi është një kërcënim real. Ne duhet ta parandalojmë duke nxitur nga njëra anë dialogun, duke e sjellë në nivel shumë të lartë edhe me SHBA. Dhe nga ana tjetër duke e bërë të qartë nëpërmjet NATO-s që KFOR për të garantuar integritetin dhe stabilitetin që mund të ndodhë për shkak të ndonjë përshkallëzimi të papërgjegjshëm.

Ky është shqetësimi im, e ndava dhe e ndjeva dhe në Bruksel që të gjithë e kuptojnë që është koha për të vepruar dhe për të mos lejuar këtë spirale absurditeti që të hedhë poshtë atë që kemi ndërtuar deri tani me ndihmën e BE-së.”, thotë Rama.