Pas disa koncerteve të mëhershme që kishin mbledhur një audiencë të madhe, të enjten vjen edhe një koncert i madh në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, në Gjakovë, shkruan KultPlus.

Koncerti është titulluar “Perlat shkodrane” ku do të interpretojnë këngëtaret e njohur nga qyteti i Shkodrës si: Shyqyri Alushi, Rosela Gjylbegu dhe Bujar Qamili. Në këtë mbrëmje publiku do të shijojë edhe këngët dhe performancën e artistëve të njohur si Shkëlzen Jetishi, Kastriot Tusha, Zenel Doli dhe Mirush Kabashi.

Kjo iniciativë është arritur për bashkimin dhe ruajtjen e artit të bukur muzikor Kosovë-Shqipëri dhe trevave tjera ku ka shqiptar, Maqedoni, Mali i Zi dhe në Luginën e Preshevës.

Veritas.com.al/