Myslimanët tejkalojnë numrin e nxënësve Kristian  në më shumë se 30 shkolla kishtare, në gjithë vendin, duke përfshirë edhe ato shkolla ku shpallin me zë të lartë se kanë “100 për qind mysliman”.

Kisha Angleze ka vlerësuar se rreth 20 nga këto shkolla kanë më shumë nxënës me prejardhje myslimane se kristiane, ndërsa sipas Shërbimit të Edukimit Katolik, rreth 15 shkolla katolike thonë të njëjtën gjë.

Shkolla e Shën Thomas në Werneth, Oldham, sipas ëebsit-it të vet nuk ka nxënës kristian; gjithashtu edhe në Rev Nick Andrewes, sipas guvernatorit që drejton shkollën, tjhotë se shifra është “pak më shumë”. Ndërsa 98 për qind e nxënësve që frekuentojnë  Staincliffe C të E Junior School në Batley, Ëest Yorkshire, “vijnë nga prindër Mysliman”, sipas inspektimeve që janë kryer në vitin 2015.

Shefi i Edukimit të Kishës Angleze, Rev Nigel Genders, tha për revistën “The Times” se shkollat fillore në  Bolton, 90 për qind e nxënësve janë Mysliman. Por ai shtoi se “Akoma ndjej se është shkollë e Kishës Angleze”.

/Veritas.com.al/