Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipërisë i takonte që të ndihmonte Italinë lidhur me çështjen e emigrantëve, edhe për shkak të traditës së vendit tonë, mikpritjen.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, Rama u shpreh se shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut.
“Unë e kam përsëritur vazhdimisht që ky proces i përfshirjes së Shqipërisë në komunitetitn e vendeve demokratike, i anëtarësimit të saj në NATO apo i anëtarësimit të saj në BE si dhe fakti që Shqipëria, pas qindra vjetësh, nën perandori dhe regjime të imponuara, ka zgjedhur të jetë pjesë e këtij komuniteti dhe për këtë ka aleat strategjik, BE dhe SHBA, ashtu siç ka të gjitha të mirat, ka edhe pjesën që është sfiduese, pra raportet nuk janë një menu, që kur ti do të marrësh mbështetje, të jesh i ndihmuar, të kesh më shumë mundësi për të incstuar në një rrugë të daljes së të shkuarës, nga ana tjetër, pasi këto i ke marrë të gjitha, kur vjen puna tek sfidat, edhe tek ato momente që nuk janë patjetër momente lumturie, por pagjumësie, të thuash jo. Ne mund të thoshim jo, siç thanë gjithë të tjerët, kur atra në Kabul u lanë në mësitre te fatit Por duke qenë në NATO ,nuk jemi fuqi ushtarake që mud të përcaktojmë fatete lurftërave ku futet NATO, na takonte ne dhe për traditën tonë, jemi i vendmi vend në Evrpe, që kemi pasur më shumë hebrenj, sepse ne jemi lindur në një vend që në ADN et, shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut.
Kur dera troket, ti duhet ta hapësh. Nuk ishte gjest i kalkuluar për ndonjë interes. Ne po paguajmë për qëndrimin e qindra afganëve, me shpenzimet tona. Kam dëgjuar lloj lloj gjërash që as nuk mund t’i imagjonoja në mediat italiane. Ne nuk kemi kërkuar asnjë euro. Në momentin që do kërkonim 1 euro, ne nuk do ishim ne, një mik dhe një alet që është aty kur një mik i madh si Italia, thotë, a mund të na jepni një dorë? Është e tmerrshme të shohësh sesi kjo marrëveshje është komentuar deri te dhënia e tenderave për ndërtimin e qendres, gjithçka administrohet nga pala italiane”, theksoi ai.