(FOTO: Nard Ndoka, kryetar i PDK, deputet i Kuvendit të Shqipërisë)/
Nard Ndoka, kryetar i Partisë Demokristiane ka raguar kundër deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama mbi mundësinë e ndryshimit të aleatëve perëndimorë.
Rama, në një bisedë në televizionin “Top Channel” deklaroi se mund të takohet dhe të bëjë aleanca edhe me Vladimir Putin- president i Rusisë. Më parë, sapo u kthye nga Berlini ku mori përgjigjen “jo” për fillimin e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE, lëshoi një bombë po kaq të rëndë. “Po të mos pranohemi ne në Europë, mbi Europë hapet rreziku nga Rusia dhe nga Shteti Islamik”, tha.
Të dy deklaratat e kreut të qeverisë nënkuptojnë plane djallëzore të qeverisë shqiptare për të kërcënuar Perëndimin nëse Perëndimi nuk përkëdhel këtë qeveri. Interesat kombëtare mbi aleancat dhe sigurinë, bien poshtë.
Kreu i Demokristianëve dhe një nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Nard Ndoka i ka dalë kundër kryeministrit Edi Rama në lidhje me deklaratat e këtij të fundit për kërcënimet dhe lidhje me Rusinë dhe mësymjen e islamizmit ekstremist në Ballkan dhe Shqipëri. Për kreun e PDK-së, axhenda e Shqipërisë është vetëm vetëm Europa.
“Putini dhe ISIS nuk janë as mundësi dhe as presion për Evropën! Kryeministri duhet të tregojë largpamësi dhe përgjegjësi kombëtare!”, shkruan Nard Ndoka.
“Mendoj se kushti kryesor i hapjes së negociatave të Shqipërisë nga Bashkimi Europian është heqja dore e gjetjes me çdo kusht të armikut të brendshëm që pengon reformën”- thotë Ndoka.
“Është e pakuptueshme se si kemi të bëjmë me një klasë kaq amatore politikanësh, e cila me vullnet apo pavullnet po punon kundër interesit kombëtar”, përfundon deputeti Nard Ndoka.
/Veritas.com.al/