(Foto: Presidenti i Republikës, Bujar Nishani)
Fjalët, komentet dhe britmat politikë në Kuvend se “kultivimi dhe trafikimi” i bimëve narkotike po cënojnë Sigurinë Kombëtare, deri tani kishin rënë në “lumë”. Megjithëse ka shumë të burgosur nga radhët e punëtorëve skllevër të drogës, megjithëse janë vrarë mes grupeve rivale disa persona për shkak të drogës, nuk u mor seriozisht. Edhe faktori ndërkombëtar nuk ishte i pranishëm, ndoshta për shkak të punëve të shumta që ka Perëndimi nëpër duar.
Por “mjaft është mjaft” thonë në gjuhën e tyre aleatët tanë amerikanë. Me sa duket edhe kësaj pune po i vjen fundi, dmth., dita kur duhet vlerësuar seriozisht. Presidenti i Republikës, si rojtar i Kushtetutës, ka vendosur të thërrasë Këshillin Kombëtar të Sigurisë.
Që nga Shkodra ku ndodhet për një vizitë pune, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, tha se pas alarmit të madh që ka vendi mbi kanabisin “së shpejti do të mbledh Këshillin e Sigurisë”, u shpreh Presidenti i Republikës.
“Kanabisi është një fenomen serioz dhe i përmasave të mëdha. Kanabisi sjell krim dhe largon qytetarët nga rruga e pastër”, është shprehur presidenti Nishani në Shkodër.
/Veritas.com.al/